Tetë vdekje e 828 raste me COVID-19

Tetë vdekje e 828 raste me COVID-19

Tetë të vdekur e 828 raste të reja me COVID-19 – është bilanci i njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Numri i vdekjeve tashmë ka arritur në 1.744, ndërsa ai i infeksioneve  80.621.

Me 744 të shëruarit e ditës së fundit, 67.065 të infektuar e kanë kaluar Coronavirusin.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi se raste aktive tash janë 11.812.

Ky Institut apeloi qytetarët për kujdes, duke bërë thirrje që të respektohen kufizimet anti-COVID.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 361 raste, Vushtrri 65 raste, Mitrovicë 59 raste, Podujevë 41 raste, Pejë 37 raste, Gjilan 34 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 29 raste, Ferizaj 27 raste, Obiliq 15 raste, Prizren 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 12 raste, Shtime 11 raste, Klinë 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 9 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Novobërdë 3 raste dhe Hani i Elezit 1 rast. /Insajderi.com