Tetë vdekje si pasojë e COVID-19

Tetë vdekje si pasojë e COVID-19

Tetë persona kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e virusit COVID-19.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 334 infeksione të reja nga 1.621 testime.

Në anën tjetër të shëruar gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë 81 sosh.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tani ka shkuar në 20.989, ndërsa i të shëruarve në 15.722.

Rastet aktive momentalisht janë 4.562, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.