
Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë Veriore, të cilët tutje njoftojnë se janë shënuar edhe 144 raste të reja pozitive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një mijë e 545 teste ndërsa janë regjistruar 144 raste të reja të të infektuarve me Covid-19. Shkup-27, Kumanovë-11, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-13, tetove-13, Veles-4, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Strumiv-15, Kriva Pallankë-1, Radovish-8, Krushev-2, Koçanë-13, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vinica-1, Dellçevë-3, Kërçovë-2 dhe Resnjë-2”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në të njëjtën përiudhë kohore ISHP ka regjistruar 97 pacientë të shëruar në këtë vend. /Insajderi.com