
Tetë persona kanë humbur betejën me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilët tutje njoftuan se edhe 99 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar së fundmi në këtë vend fqinj të Kosovës.
Rastet e reja janë shënuar nga gjithsej një mijë e 384 teste të kryera.
Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar.
Numri i rasteve aktive në këtë vend bie ndër dy mijë dhe shënon gjithsej një mijë e 895. /Insajderi.com