Tetë persona të prekur me Coronavirus kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ku tutje thuhet se edhe 896 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë kësaj kohe.
Rastet pozitive të shënuara kanë dalë nga gjithsej tre mijë e 761 testime të kryera.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 514 të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 46 mijë e 420 që nga fillimi i epidemisë.Tetë viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi në Shqipëri. /Insajderi.com