Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, gjatë ditës së sotme u dënua me tetë vjet burg për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ, duke marrë para nga ndërmarrjet publike përmes një agjencie marketingu “Fimi Media”, njofton Reuters, transmeton Insajderi.
Sanader mohoi akuzat për korrupsion dhe pritet të apelojë dënimin e tij në një gjykatë më të lartë.
Ishte një rigjykim i një çështjeje për të cilën Sanader tashmë ishte burgosur për nëntë vjet në vitin 2013 por vendimi i të cilit ishte anuluar nga Gjykata e Lartë për arsye procedurale.
Sanader, 67 vjeçar, ishte kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2009, kur dha dorëheqjen pa dhënë shpjegime.
Në rigjykim, gjyqtari kryesues vendosi që Sanader kishte organizuar një grup njerëzish për veprimtari kriminale dhe mbulimin e marrëveshjeve të paligjshme financiare, njoftoi televizioni shtetëror.
Ish-partia e tij HDZ, e cila tani është në pushtet, u gjobit me 3.5 milionë kuna (547,071 dollarë) nga gjykata dhe gjithashtu duhet të kthejë rreth 14 milionë kuna të fondeve të marra në mënyrë të paligjshme. /Insajderi.com