Tetovari vozitë me shpejtësi 300 km në orë

Tetovari vozitë me shpejtësi 300 km në orë

Zakonisht ata që drejtojnë automjetet me shpejtësi të madhe dhe mbi të lejuarën, gjejnë kohë që të inçizojnë me celularë se me çfarë shpejtësi lëvizin në rrugë, përcjell Insajderi.

Së fundi, në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm, është bërë fenomen që vozitjet me shpejtësi të madhe, shumë qytetarë ti inçizojnë dhe t’i hedhin në rrjedhet sociale.

Kështu dhe një tetovarë, ka lëvizur me një shpejtësi marramandëse, 300 kilometra në orë dhe më pas xhirimin e ka publikuar në rrjetin social Tik Tok.

Më pas i njejti është identifikuar dhe dënuar nga policia, përcjell Insajderi.

“Të enjten,  efektivët e policisë nga Stacioni Policor i Tetovës për Siguri në Komunikacionin Rrugor, e kanë zbuluar dhe sanksionuar shoferin B.J. 24 vjeçar nga Tetova i cili ka drejtuar veturën “BMW” me targa të Tetovës, i cili rreth orës 12:30 në autostradën Gostivar-Tetovë  kishte lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometra në orë dhe më pas e kishte postuar videon në rrjetin social “tik-tok”.

Në përputhje me nenin 36 pika 3 të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, është përgatit parashtresë adekuate dhe i njëjti do të përballet me një gjobë prej 400 euro në kundërvlerë të denarit dhe ndaj tij do të shqiptohet masë mbrojtëse – revokim i përkohshëm i patentë shoferit në afat deri në 12 muaj”, njoftoi polica e Tetovës. /Insajderi.com