Gjatë kontrollit të kryer ndaj saj janë gjetur 14 pako me kokainë të përgatitura për shitje.
Kishte një vend pune, por atë e shfrytëzonte vetëm si kamuflazh. Në ndërkohë, shiste kokainë. Dilerja e kokainës, 45 vjeçarja nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, përgatiste kokainën për shtije në shtëpi dhe në vendin e punës.
Ajo, pas një operacioni policor të Sektorit për trageti të palejuar me drogë, armë dhe lëndë narkotike i Ministrisë së Punëve të Brendshme, bashkë me pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, u arrestuar të martën, rreth orës 18 e 30 minuta, njofton Gazeta Online Insajderi.
Siç njofton policia, gjatë kontrollit të kryer ndaj saj janë gjetur 14 pako me kokainë të përgatitura për shitje, kurse gjatë bastisjes në shtëpinë e saj Tetovë dhe në objekt në qendër të Tetovës, në të cilin ka punuar, të kryera më vonë me urdhër të gjykatës, është gjetur kokainë dhe materie pluhur i bardhë, të cilat i ka shitur edhe gjatë kohës kur ka qenë në vendin e punës.
Tetovarja me inicialet V.R., është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit pritet të përgatitet parashtresë adekuate./Insajderi.com