Ngjarja e cila bëri bujë në media dhe rrjetet sociale, kur gruaja kishte vrarë me çekan burrin e saj në Tetovë të Maqedonisë së Veriut vazhdon të hetohet nga organet e policisë dhe drejtësisë. Deri më tash nuk ka ende sqarime për motivin e kësaj vrasje të rëndë, që trondti opinionin vendas dhe jo vetëm, shkruan Insajderi.
Pasi që policia e Tetovës ka ngritur padi penale për vrasje deri në prokurorinë e Tetovës, sot gjykatësi hetues në procedurë paraprake i ka shqiptuar masën e paraburgimit për 39 vjeçaren A.S nga Prilepi, e cila ka vrarë burrin e saj nga Tetova A.I (51) nga Tetova.
Ajo është dërguar në burgun në Shkup ku do të kalojë masën e paraburgimit rej 30 ditëve.
Nga Ministria e Punëve të Brendëshme të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se gruaja vitin e kaluar e kishte denoncuar burrin për fyerje dhe ofendim, gjatë kohës sa kishin qenë duke pirë kafe.
Në atë kohë, burri tetovar tashmë i ndjerë ishte ftuar në polici dhe kishte qenë i paralajmëruar.
Në ndërkohë raste tjera të dhunës nuk janë denoncuar në polici për këtë çift.Pasi që gruaja kishte vrarë burrin, vet e kishte denoncuar rastin në polici.Vrasja ndodhi në lagjen 146 në Tetovë , respektivisht në lagjen që ndodhet mbi Arabatin Baba Teqe. /Insajderi.com