Teuta Rugova ia ‘ktheu shpinën’ koalicionit PAN

Teuta Rugova ia ‘ktheu shpinën’ koalicionit PAN

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Teuta Rugova, kishte dalë jashtë qëndrimeve të partisë së saj (LDK) dhe kishte thënë publikisht se do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Megjithatë, në seancën e parë kur pritej që Kadri Veseli të votohej për kryetar Kuvendi, me votën e saj ajo ia kishte mundësuar koalicionit PAN që ta shtyjë seancën, ashtu siç kërkonin.

Mirëpo, deputetja Rugova nuk është parë sot në seancën e Kuvendit kur po votohej për kryetar Kuvendi.

Insajderi ka provuar të marrë përgjigje prej saj rreth mungesës në seancën e sotme, por ajo nuk i është përgjigjur interesimit të gazetës.

Pavarësisht mungesës së saj, kandidati i PAN-it për kryetar Kuvendi, Kadri Veseli, arriti të rizgjidhet në këtë post. Ai mori 62 vota ‘për’ dhe 52 ‘kundër’./Insajderi.com