Tha se ka më shumë viktima se sa janë raportuar, Rama i reagon Bashës: Ke kaluar cakun

Tha se ka më shumë viktima se sa janë raportuar, Rama i reagon Bashës: Ke kaluar cakun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas akuzës së një dite më parë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se numri i viktimave nga Coronavirusi mund të jetë më i lartë sesa ai i raportuar nga autoritetet, transmeton Insajderi.

Për këtë, Basha paraqiti edhe një listë, për të cilën pretendonte se ishte marrë nga morgu, ku numri i viktimave nuk korrespondonte me ato të publikuara.

Në reagim, Rama i drejtohet Bashës duke i thënë se me këtë akuzë ka kaluar cakun e politikës së ulët ditore, siç e quan ai. Ai po ashtu ka njoftuar se të shtunën do të bëjë edhe një deklaratë lidhur me këtë akuzë.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cenon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë-shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”,

“Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com