Thaçi akuzon Kurtin për financim të partisë nga Irani, lidhje me njerëz të Putinit dhe organizatën “Syri i popullit”

Thaçi akuzon Kurtin për financim të partisë nga Irani, lidhje me njerëz të Putinit dhe organizatën “Syri i popullit”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë konferencës  së sotme për media, u është përgjigjur akuzave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili sot ka deklaruar se fajtori kryesor për deportimin e gjashtë turqve nga Kosova është vetë presidenti.

Thaçi ka thënë se i është bërë obsesion Kurtit, por që sipas tij ai duhet të përgjigjet në disa pyetje.

“Cilat janë lidhjet e rregullta që i dërgon në Stamboll, në trajnime mujore? Kush janë individët nga Irani që ia financojnë partinë? Nëse ai nuk përgjigjet lë ta pyet Glaukun, nëse nuk përgjigjet as Glauku lë të përgjigjen familjarët e tij. Përgjigjet i di unë, por duhet t’i dijë i gjithë populli”, ka thënë Thaçi.

Për më tepër Thaçi, akuzoi Kurtin se ka lidhje me njerëzit e presidentit rus Vladimi Putin në Ballkan dhe organizatën “Syri i popullit”.

“Cilat janë lidhjet e tij me njerëzit e Putinit në Ballkan?  Ai njeri është ideatori dhe njerëzit e rrethit të tij me themelimin dhe veprimeve të organizatës terroriste “Syri i popullit” . Që kanë krijuar lista për eliminimin e njerëzve të politikës, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni dhe njerëzve të shoqërisë civile e mediave. Pse ndodhë kjo?”

“Agjenda e tij tash e 20 vjet përputhet me atë të Beogradit që nga Ramujeja e deri sot”, tha Thaçi.