Thaçi: Arrestimi i protestuesve kur ata nuk paraqesin rrezik për askënd është i papranueshëm

Thaçi: Arrestimi i protestuesve kur ata nuk paraqesin rrezik për askënd është i papranueshëm

Jusuf Thaçi, Ish-zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti 1, ka deklaruar se arrestimi i protestuesve kur ata nuk paraqesin rrezik është tërësisht i papranueshëm.

Ky reagim i tij erdhi pasi Policia arrestoi pesë aktivistë të Partisë Socialdemokrate pas një aksioni simbolik para Qeverisë.

“As dëmet minimale të pronës publike që shkaktohen nga protestat simbolike nuk janë arsye e qëndrueshme për arrestimin e protestuesve, aq më pak për arrestim të dhunshëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës duhet t’i japin fund praktikave të tilla të arrestimit të protestuesve në të gjitha rastet kur nuk cenohet siguria.

“Leni protestuesit rehat në të drejtën e tyre të shenjtë për protestë”, përfundoi ai. /Insajderi.com

 

Arrestimi i protestuesve kur ata nuk paraqesin kurrfarë rreziku për askënd, është tërësisht i papranueshëm.

As dëmet…

Posted by Jusuf Thaçi on Friday, 7 May 2021