Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë, themeli i një Evrope të bashkuar

Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë, themeli i një Evrope të bashkuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar përvjetorin e bashkimit të Gjermanisë, duke thënë se bashkimi i politik i gjermanëve është në të njëjtën kohë themeli i një Evrope të Bashkuar, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi përveç tjerash ka thënë se “edhe Kosova me krenari ndan vlerat e unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj evropianë dhe mbetet e përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të këtyre vlerave në funksion të garantimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për çdo qytetar”./Insajderi.com