Thaçi: Bashkimin e Luginës me Kosovën do ta bëj realitet

Thaçi: Bashkimin e Luginës me Kosovën do ta bëj realitet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot disa nga ish udhëheqësve të UÇPMB-së.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën është ëndërr e çdo shqiptari.

Këtë ëndërr sipas tij, ai vet do ta bëjë realitet.

“Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet! HTH”, ka shkruar Thaçi./ Insajderi.com