Thaçi: BE nuk i pranon Kosovën e Serbinë pa i mbyllur çështjet e hapura

Thaçi: BE nuk i pranon Kosovën e Serbinë pa i mbyllur çështjet e hapura

Presidenti, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosovës i mungon një plan strategjik, që qartëson agjendën shtetërore, ndonëse ai thotë se i mirëpret platformat e liderëve politikë në Kosovë, që po prezantohen së fundmi.

Këto deklarata Thaçi i bëri në Konferencën Rajonale “Dekada e Ardhshme e Kosovës: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”.

“I mirëpres këto platformat sa i përket aktualitetit dhe agjendës planifikuese për të ardhmen dhe në veçanti përpjekjeve për arritjen e një koncesus sa më të gjerë të mundshëm për fazën finale të dialogu Kosovë – Serbi”.

“Edhe sot vazhdoj të jem i bindur se marrëveshja obligative është e domosdoshme për të dy vendet. Ne nuk duhet të bëhemi pengesë për njëri tjetrin. Kjo marrëveshje do të dërgonte mesazhin më të mirë për fqinjësi, paqe dhe stabilitet për Ballkanin Perëndimor”, tha Thaçi.

Për me tepër sipas Thaçit Bashkimi Europian “nuk e pranon Kosovë dhe Serbinë pa i përmbyllur çështjet e hapura mes vete”

Ndërsa sipas tij, çështje e hapura të vendit nuk do t’i zgjidh askush për Kosovën pa treguar vullnet dhe përgjegjësi.

“E dimë të kaluarën, masakrat që po përkujtojmë çdo ditë. Nuk harrojmë, por po mendojmë për të ardhmen”, tha Thaçi.