Thaçi bëri xhiro në Ujman fshehtas nga drejtori serb që menaxhon zyrtarisht “Gazivodën”

Thaçi bëri xhiro në Ujman fshehtas nga drejtori serb që menaxhon zyrtarisht “Gazivodën”

Drejtori i kompanisë serbe që menaxhon liqenin e Ujmanit, Sërgjan Vuloviq, po pretendon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë vizitë liqenit të Ujmanit fshehtazi tij, shkruan Insajderi.

Fillimisht Vuloviq po e konsideron si provokim vizitën e presidentit të Kosovës, në liqenin e Ujmanit.

“Zubin Potoku është zonë e pastër serbe, dhe ky është provokim i pastër që të reagojmë siç nuk duhet dhe që dhunës t’i përgjigjemi me dhunë. Mirëpo, sot jemi përmbajtur dhe nuk kemi bërë asnjë hap të gabuar”, është shprehur Vuloviq.

Ai thotë se autoritetet kosovare nuk kanë komunikuar fare me kompaninë e tij, duke pretenduar se Thaçi ka shkuar fshehurazi atje.

“Ata nuk kanë komunikuar me ne, ata besohet se kanë ardhur këtu për shkak të sigurisë sonë”, tha Vul

Thotë se Thaçin e ka parë nga një distancë prej 100 metrave, teksa përmend numrin e madh të policëve të Kosovës që ka parë atje.

“Gjithë ditën i kam vizituar punëtorët për të parë se çfarë po ndodhë. E kam parë Thaçi nga distanca prej rreth 100 metrave”, shtoi ai.

Më tej thotë se aktualisht tek liqeni i Ujmanit janë duke qëndruar dy vetura zyrtare të KFORI-it./Insajderi.com