Thaçi, Borrel: Dialogu i nevojshëm, por me njohje reciproke

Thaçi, Borrel: Dialogu i nevojshëm, por me njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane dhe zhvillimet në Kosovë e rajon.

“Jemi të vetëdijshëm që na presin detyra të mëdha dhe se është e nevojshme që sa më parë të kemi Qeveri të re, që do të përballet me sfidat dhe do t’i realizojë obligimet ndërkombëtare që ka Kosova”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet. Parlamenti dhe Komisioni Evropian kanë rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Qytetarët e Kosovës me të drejtë presin vendim meritor në këtë pikë”.

“Ne u pajtuam rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve”.

Në fund të bisedës, presidenti Thaçi ka thënë se e mirëpret vizitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Republikën e Kosovës.