Thaçi: Çështjet e mëdha për Kosovën të hidhen në referendum

Thaçi: Çështjet e mëdha për Kosovën të hidhen në referendum

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konsideron se  Ligji për referendumin është shumë i nevojshëm, sidomos për temat e mëdha, që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

Në një konferencë për media, Presidenti Thaçi tha se, ndonëse Kosova nuk ka të drejtë të mbajë referendum,  do të shikohet që në të ardhmen e afërt të mundësohet që vullneti i qytetarëve të shprehet për temat e mëdha.

“Kosova ende nuk ka plotësuar legjislacionin e nevojshëm. Nuk e kemi të drejtën ende për të mbajtur referendum. Në një të ardhme të afërt do të shihet mundësia për ta bërë mundur që zëri i qytetarëve të shprehet përmes referendumit. Me marrëveshjen përfundimtare të merret vullneti i qytetarëve me referendum”.

“Tash e 4 vjet po vonohemi me ushtrinë, sikurse të shprehej kjo e drejtë përmes qytetarëve të Kosovës askush nuk do të mund ta pengonte këtë. Sikurse qytetarët të kishin të drejtën të deklaroheshin edhe për demarkacionin me Malin e ZI, nuk do të mbeteshim peng i interesave të grupeve të caktuara politike”, ka thënë Thaçi.