Thaçi dekoron Grenellin

Thaçi dekoron Grenellin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, njofton Insajderi.

Lidhur me nderimin me këtë çmim, bërë emisarit Grenell, Thaçi është shprehur se “me këtë vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Grenell në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Tutje në vazhdën e lëvdatave, për Grenellin, Thaçi ka thënë se “Atë që të tjerët s’e bënë Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë”.

Në fund Thaçi ka shtuar se ndjehet krenar që ka punuar rreth dy vite në arritjen e kësaj marrëveshje dhe se ajo që u arrit në Shtëpinë e Bardhë, është marrëveshje që do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon./Insajderi.com