Thaçi dekoron me medaljen “Shën Tereza” pastorin John Chesnut dhe znj. Ruth Chesnut

Thaçi dekoron me medaljen “Shën Tereza” pastorin John Chesnut dhe znj. Ruth Chesnut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen “Shën Tereza” pastorin John Chesnut dhe zonjën Ruth Chesnut, njofton Insajderi.

Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “kontributi i John dhe Ruth është i madh për Kosovës, të cilët kishin ndihmuar me ndërtimin e shtëpive dhe shkollave në fazën e rindërtimit nga lufta dhe ka vazhduar me hapjen e shkollës fillore dhe asaj të mesme në fazën zhvillimore të Kosovës”.

Në fund ai ka thënë se John dhe Ruth e kanë Kosovën si shtëpi të dytë, dhe në këtë mënyrë miqësinë shqiptaro amerikane e kanë bërë të përjetshme./Insajderi.com