Ish-zëvendësministri i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Thaçi, ka deklaruar se deputeti që largohet nga një grup parlamentar nuk duhet të kalojë në një grup tjetër brenda Kuvendit, por ta lë mandatin – duke ia dorëzuar partisë.
“Prandaj, cilido deputet që e ndërron grupin parlamentar dhe pretendon se është parimor, dinjitoz e me integritet, ai duhet që ta dorëzojë mandatin e deputetit, në mënyrë që ai mandat t’i kthehet partisë/grupit parlamentar që e ka fituar atë mandat nga qytetarët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Në të kundërtën ai e konsideron si “vjedhje e një mandati nga një parti tjetër”.
Së fundi, Adelina Grainca, kaloi nga Partia Demokratike të Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.
Madje, në ditën kur po votohej Vjosa Osmani për presidente.
Këtë largim, Grainca e ka trajtuar si largim nga një parti “që s’e ka vlerësuar”. /Insajderi.com