Thaçi: Dita e Pavarësisë është vetë historia e Kosovës

Thaçi: Dita e Pavarësisë është vetë historia e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka numëruar të arriturat e Kosovës në 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

Presidenti fjalim e tij e ka filluar duke uruar dhe duke përcjellë urimet e presidentit amerikan, mbretëreshës Elizabet II, dhe urimet nga vendet e tjera.

“Jemi përherë mirënjohës për miqësinë tonë dhe për marrëdhënien tonë speciale. Jemi krenar të jemi partnerë dhe të ndajmë vlera dhe interesa të përbashkët për vendet tona, për botën. Këshillat dhe ndihma amerikane kanë qenë gjithmonë në thelb të progresit tonë si shtet dhe komb”, ka thënë Thaçi.

Thaçi gjithashtu ka folur për rëndësinë e 17 shkurtit duke e quajtur vetë historia e Kosovës

“Sot, mendimi i parë është për të gjithë ata që dhanë çdo gjë që patën që ne të gëzojmë këtë ditë. Sot jemi më afër se çdo ditë tjetër me heronjtë tanë, me dëshmorët tanë, me familjet e dëshmorëve, me familjet e të pagjeturve. Prandaj 17 shkurti është ditë e shenjtë për Kosovën. Është vetë historia e Kosovës. Është dita e Republikës”, ka thënë ndër tjera presidenti Thaçi./Insajderi.com