“Diçka konkrete”

Thaçi do ta takojë Lajçakun, megjithatë

Hashim Thaçi do të takohet me Miroslav Lajçak. Kështu njofton zyra e presidentit.

Thaçi do ta takojë Lajçakun, megjithatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit, thuhet në një njoftim të Presidencës, njofton Insajderi.

Thaçi, i pyetur më herët për një takim me diplomatin nga BE-ja, la mundësinë e hapur se mbase takimi mund të mos ndodhë fare, përveç nëse ka diçka konkrete për Kosovën.

Lajçak arrin sot për vizitë në vendin tonë, për herë të parë pas marrjes së detyrës dhe një ditë pas emisari amerikan Richard Grenell paralajmëroi vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Uashington./Insajderi.com