
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur ditën duke promovuar bukuritë natyrore të vendit, njofton Insajderi.
Në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka publikuar një video ku shihet Liqeni i Ujmanit, ku në sfond dëgjohet edhe “Baresha” e Nexhmie Pagarushës.
Ai e ka quajtur këtë liqen perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës.
“Liqeni i Ujmanit Perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës”, ishte mbishkrimi i kësaj video. /Insajderi.com
Liqeni i Ujmanit 🇽🇰
Perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës. HTH
#Ujmani #Baresha
Posted by Hashim Thaçi on Sunday, August 16, 2020