Thaçi e nis ditën me një video nga Liqeni i Ujmanit

Thaçi e nis ditën me një video nga Liqeni i Ujmanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur ditën duke promovuar bukuritë natyrore të vendit, njofton Insajderi.

Në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka publikuar një video ku shihet Liqeni i Ujmanit, ku në sfond dëgjohet edhe “Baresha” e Nexhmie Pagarushës.

Ai e ka quajtur këtë liqen perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës.

“Liqeni i Ujmanit  Perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës”, ishte mbishkrimi i kësaj video. /Insajderi.com

Liqeni i Ujmanit 🇽🇰

Perlë me bukuri natyrore dhe pasuri e çmueshme e shtetit të Kosovës. HTH

#Ujmani #Baresha

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, August 16, 2020