Thaçi e thërret në telefon Pal Lekajn

Thaçi e thërret në telefon Pal Lekajn

Ish-deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka marrë një thirrje telefonike nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhët në Hagë për shkak të akuzave për “krime lufte”.

Lekaj nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se Thaçi ia ka uruar krishtlindjet.

“E falënderoj për kohën dhe mundësinë për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen”, ka shkruar ai në Facebook.

Lekaj uroj Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë të Gjykatës Speciale të kthehen sa më shpejt në Kosovë. /Insajderi.com

 

Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun tim Presidentin Hashim Thaqi.

E falënderoj për kohën dhe mundësinë për të…

Posted by Pal Lekaj on Saturday, 26 December 2020