Thaçi e Vuçiq u priten me protesta në Berlin

Thaçi e Vuçiq u priten me protesta në Berlin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë pritur me protesta në Berlin të Gjermanisë, shkruan Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje në Berlin ka organizuar një protestë me anë së cilës kundërshtojnë “korrigjimin e kufijve propozim ky edhe i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Para mediave, këta aktivistë po e quajnë kriminel, presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, teksa thanë se nuk do të pranojnë këto negociata që po bëhen nga presidenti i Kosovës e Serbisë.

“Ne si VV jemi kundër, jemi në rritje, si mërgatë qëndrojmë fuqishëm pas VV-së dhe do ta mbështesim çdo protestë që është kundër ndonjë vendimi që bëhet kundër kombit”, u tha në protestë.

Në anën tjetër edhe aktivistë të opozitës serbe me të njëjtën moto sikurse në Serbi“1 në 5 milion” janë shfaqur në Berlin për të protestuar kundër Presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, përfaqësues të shteteve të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të BE-së rreth orës 18:00 kanë filluar një takim me dyer të mbyllura në Berlin.

Takimi për shtetet e Ballkanit Perëndimor nën organizim të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emannuel Macron ka për qëllim siç u tha më herët. Përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor e para së gjithash gjetja e një zgjidhjeje për të dalë nga qorr sokaku në të cilën gjendet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë./Insajderi.com