Thaçi: Familjet e dëshmorëve di ta kenë përjetësisht kujdesin e shtetit të Kosovës

Thaçi: Familjet e dëshmorëve di ta kenë përjetësisht kujdesin e shtetit të Kosovës

“Familjet e dëshmorëve, gratë dhe fëmijët e tyre, do ta kenë përjetësisht mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës”.

Këto komente presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë gjatë takimit me përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve.

“Sot i takova përfaqësueset e kësaj shoqate, Shpresa Berishën, Xhyhere Maçkajn dhe Shkurta Gashin, të cilat i falënderova për kujdesin ndaj familjeve dhe fëmijëve të luftëtarëve të lirisë, që dhanë jetën për atdheun tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Insajderi.com