Thaçi flet për rastin e Ivanoviqit – tregon ku gjenden vrasësit e tij

Thaçi flet për rastin e Ivanoviqit – tregon ku gjenden vrasësit e tij

Në konferencën e sotme për media, presidenti i vendit, Hashim Thaçi foli edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, presidenti i vendit tha se vrarësit e Ivanoviqit janë në Beograd.

“Vrasësit janë në Beograd dhe Serbia duhet të kontribuojë në sjelljen e tyre para drejtësisë”, tha Thaçi, transmeton Insajderi.

Ivanoviq është vrarë në janarin e këtij vitit, kurse deri më tani disa serbë janë në paraburgim.

I dyshuar është edhe Milan Radojiçiq që është aktualisht në arrati. /Insajderi.com