Thaçi flet si president – falënderon të gjithë përpos opozitës

Thaçi flet si president – falënderon të gjithë përpos opozitës

Hashim Thaçi ka folur si president i Kosovës pasi është komunikuar se ai ka marrë 71 vota në rundin e tretë të votimit.

“Ky është një besim dhe detyrë e përgjithësi për ti shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës”, ka thënë Thaçi para deputetëve të pozitës.

Ka falënderuar edhe ambasadorët e shteteve të huaja në Kosovë për siç tha ai, qëndrimin në sallë gjatë tërë ditës në procesin e zgjedhjes së tij president.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë deputetët e të gjitha partive politike. I përshëndes të gjithë njerëzit”, ka thënë Thaçi, i cili nuk ka harruar të falënderoj as Listën Serbe në Parlamentin e Kosovës.

“Ju siguroj se besimi juaj do të jetë një shpresë dhe optimizëm i ri për Kosovën”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka folur edhe për një Kosovë të re, një Kosovë evropiane të anëtarësuar në NATO. Ka folur edhe për atë sesi do të punojë për të gjithë qytetarët e Kosovës.