Thaçi: Ftoj institucionet e Kosovës t’i mirëpresin kërkesat e SHBA-së

Thaçi: Ftoj institucionet e Kosovës t’i mirëpresin kërkesat e SHBA-së

Ndonëse s’i është referuar askujt, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se po i çon mesazh kryeministrit Albin Kurti, lidhur me kërkesën e vazhdueshme të SHBA-së për ta hequr taksën.

“I ftoj qytetarët dhe institucionet e Kosovës të jenë të hapura dhe t’i mirëpresin këshillat dhe kërkesat e SHBA-së, sepse kjo miqësi është fat dhe bekim i madh për ne”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

Albin Kurti është duke insistuar se taksa do të heqet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet me shetetin serb.

Por të pajtimit me këtë mendim nuk janë shtetet e udhëhequra nga Donald Trump.