![Thaçi fton Albin Kurtin në presidencë në ora 12:00](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/CE4B5897-4681-44CE-8C74-49A690341F79_cx4_cy2_cw93_w1200_r1_s-1-730x440.jpg)
Pas dorëzimit të propozimit nga Vetëvendosje, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin për t’ia dorëzuar dekretin presidencal të mandatarit, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit për media, Thaçi e ka ftuar Kurtin në ora 12:00 në presidencë.
“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.