Thaçi i dëshiron Hotit shërim nga Coronavirusi

Infektimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë që liderë shetërorë e partiakë të shprehin shërim të shpejtë për kryeministrin.

Thaçi i dëshiron Hotit shërim nga Coronavirusi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar shërbim të shpejtë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Kryeministri Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ai ka thënë se pas një “kolle te lehtë”, ka bërë testin që i rezultoi negative me çka do të vetizolohet për dy javët e ardhshme, njofton Insajderi.com.

“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet”, përfundon reagimi i Thaçit në Facebook. /Insajderi.com/