Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar presidentin e Shqipërisë, pas propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin " />

Thaçi i gëzohet propozimit të KE-së për Shqipërinë

Thaçi i gëzohet propozimit të KE-së për Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar presidentin e Shqipërisë, pas propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në  rrjetin social Facebook, Thaçi thotë se ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë.

Postimi plotë i Thaçit:

I gëzohem propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë.