Thaçi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Mesazhet nga Beogradi janë provokime

Thaçi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Mesazhet nga Beogradi janë provokime

Pas intervistës së Vuçiqit për një media Greke, ku tha se janë të gatshëm të negociojnë për gjetjen e një zgjidhje kompromisi, por sipas tij njohja e Kosovës nuk mund të ndodhë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur atij përmes Twitter.

Thaçi, ka thënë se deklaratat e tilla të kreut të Serbisë janë provokime dhe sipas tij, në tryezën e dialogut dy shtet6et mund të ulen vetëm si të barabarta.

“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në twitter.

Vuçiç përveç të tjerash ka folur edhe për korrigjimin e kufijve, ku aj i është përgjigjur me një pyetje gazetarit, kur e ka pyetur rreth kësaj.

“Cilët kufij do të diskutohen, atë të njohur nga Kina, Rusia, Greqia e Spanja, apo ata të njohur nga Franca e Gjermania”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Për idenë e shkëmbimit të territoreve, Vuçiq ka deklaruar se Serbia gjithmonë ka qenë në kërkim të një kompromisi dhe që nuk dëshiron të imponojë një zgjidhje që do të ishte në interes vetëm të njërës palë.

“Ne jemi gati dhe të hapur që të negociojmë për një zgjidhje kompromisi”, ka potencuar Vuçiq.

Disa kanë folur për modele të ndryshme, por s’kanë ofruar neve asgjë specifike. Nëse dikush mendon që dikush do të vijë në Beograd dhe do të na kërkojë neve ta njohim Kosovën si një shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka shtuar kreu i shtetit serb.

Ndër të tjera Vuçiq  ka thënë se e vetmja kërkesë për rikthim në dialog është heqja e taksës 100 %.

“Nuk do të dëgjoni nga unë ndonjë kërkesë tjetër, përveç asaj që dëshirojmë heqjen e taksës 100 %. Ne duam të ulemi në tavolinë të diskutojmë dhe të provojmë të gjejmë një zgjidhje”, ka pohuar Vuçiq për “Kathimerini”./ Insajderi.com