Thaçi i përgjigjet Mustafës e Kurtit për presidentin: Çdo marrëveshje e duartrokas

Thaçi i përgjigjet Mustafës e Kurtit për presidentin: Çdo marrëveshje e duartrokas

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se do të duartrokas çdo marrëveshje për presidentin që bëhet në negociatat për krijim të qeverisë.

Thaçi thotë se do të përkrahë cfarëdo marrëveshje që arrihet për postin e presidentin nga dy partitë që po negociojnë për koalicion.

“Kemi një realitet tjetër në Kosovë, cdo marrëveshje që arrihet unë e përshëndes dhe do ta shtyj përpara, është me interes që të mos humbet kohë, Kosova është në një stat shumë të zhvilluar për krijimin e institucioneve, çdo marrëveshje edhe për president unë vetëm do ta duartrokas”, ka thënë ai.