Thaçi i përgjigjet përsëri Haradinajt: Nëse do luftë nisja, por jo nga studiot televizive

Thaçi i përgjigjet përsëri Haradinajt: Nëse do luftë nisja, por jo nga studiot televizive

Deklaratat e presidentit për korrigjim të kufijve, po dalin të jeën mollë sherri për raportet ndërmjet tij dhe kryeministrit Haradinajt. Pasi ky i fundit sërisht përmendi luftën, ka marrë përsëri përgjigje nga Thaçi.

Në një intervistë mbrëmë në opinion, kryeministri Haradinaj deklaroi se Serbia nuk e jep pa luftë Luginën.

“Shkëmbimi osë ndarja e Kosovës çon në luftë. Nuk mund ta marrim pa luftë Luginën”, tha Haradinaj mbrëmë.

Por nuk vonoi shumë përgjigja e presidentit Thaçi, shkruan Insajderi.

Pas një takimi me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin presidenti i vendit tha se “kusho që kërkon luftë, le ta nis”.

“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha Thaçi.

Presidenti gjithashtu ka deklaruar se kërkesën për bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë e ka bërë vet Lugina.

Ai thotë se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do e lejon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës sikurse janë.

Pas një takimi që kishte me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, presidenti i Kosovës tha se e mbështetshin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje.

Ka shpjeguar se është udhëheqës i delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në punimet e asamblesë së përgjithshme të OPKB-së dhe se do respektojnë gjithë agjendën dhe protokollin. /Insajderi.com