Thaçi i pranishëm në ndeshjen Feronikeli – Prishtina

Thaçi i pranishëm në ndeshjen Feronikeli – Prishtina

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi këtë ditë te vikendit ka vendosur ta shikojë derbin në mes Feronikelit dhe Prishtinës i cili është duke u luajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar atmosfera në stadium është madhështore.

“Kryendeshja e futbollit të Kosovës në Drenas. Feronikeli – Prishtina. Atmosferë madhështore… Le të fitojë më i miri. Forca djema”, ka shkruar Thaçi.

Ndeshja ka filluar nga ora 16:15 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. /Insajderi.com