Thaçi ia dërgonte pyetjet RTK-së por sonte refuzon pyetjen e gazetarit nga Shqipëria: Kush është ky?

Thaçi ia dërgonte pyetjet RTK-së por sonte refuzon pyetjen e gazetarit nga Shqipëria: Kush është ky?

Përderisa gazetari i RTK-së, Nebih Maxhuni, kishte shpërfaqur kohë më parë ndërhyrjet e presidentit Thaçi në institucionin e RTK-së, sonte presidenti ka treguar anën e tij të kundërt.

Në debatin e RTV Dukagjinit në të cilin Thaçi ishte i ftuar, ai ka refuzuar të përgjigjet në një nga pyetjet e gazetarëve.

Çim Peka, gazetar nga Shqipëria ka komentuar konfliktin e Thaçit me Berishën.

“Ashtu siç i luftove serbët nga villa 31 e Enver Hoxhës në Tiranë, ashtu po i lufton edhe Berishët me gazetarët e fragajt nga ABC”, ishte komenti i Pekës.

Presidenti Thaçi duke u qeshur ka thënë se nuk e njeh këtë gazetar dhe nuk i është përgjigjur.

“Kush është ky, për herë të parë po ndëgjoj”, ishte reagimi i presidentit Thaçi.

E gazetari i RTK-së, Nebih Maxhuni kishte pretenduar se presidenti Thaçi kishte tentuar të ndikojë në përpilimin e pyetjeve në një emision të këtij televizioni ku presidenti ishte ftuar.

Presidenti Hashim Thaçi, ka qenë i ftuar sonte në RTV Dukagjini. Aty ka folur për shumë çështje, një ndër to, ajo e bashkimit kombëtar me Shqipërinë./Insajderi/