Thaçi ia përmend Vuçiqit në OKB masakrat e kryera në Kosovë

Thaçi ia përmend Vuçiqit në OKB masakrat e kryera në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka replikuar me homologun e tij serb, Vuçiq gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Presidenti i vendit deklaroi se shteti serb në luftën e fundit ka vrarë mbi 13 mijë e 500 shqiptarë, duke theksuar edhe 20 mijë gratë e dhunuara.

Dihet viktima, dihet agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrimi i historisë. Lufta ka ndodhur në shekullin 20. Duhet të shikojmë pa drama, pa sektakël dhe ta pranojmë realitetin. I pëlqeu dikuj apo jo, Serbia në konfliktin e Kosovës ka vrarë 13 mijëe  500 civilë shqiptarë. Aparati i tyre ushtarake kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare”, tha Thaçi, transmeton Insajderi.

I pari i shtetit gjithashtu ka thënë se për të gjitha këto krime, asnjë serb nuk është dënuar.

“Për 13 mijëe  500 civilë asnjë i akuzuar, e lëre më i dënuar. Për 20 mijë të dhunuara, asnjë i akuzuar e lërëe më i dënuar. 1 milionë shqiptarë të dëbuar me dhunë, 40% e infrastrukturës në Kossovë të shkatërruar”, tha Thaçi.

“Sot në Kosovë më tepër ka të dënuar shqiptarë për krime lufte, sesa serbë. Ndërsa në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për spastrimin etnik, dhe 400 masakrat e kryera në Kosovë. Madje atje nuk ëfunskionon as zyra për krimet e luftës”, përfundoi ai.

Ndryshe në OKB, Kosovës i dolën në krahë Britania e Madhe dhe Amerika, të cilat thanë se formimi i Ushtrisë është e drejtë e Kosovës. /Insajderi.com