Thaçi isha krenar që isha pjesë gurthemelit të Katedrales dhe Xhamisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me ndërtimin e xhamisë në Prishtinë.

Thaçi isha krenar që isha pjesë gurthemelit të Katedrales dhe Xhamisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në lidhje me ndërtimin e xhamisë së Madhe në Prishtinës.

Sot një grup qytetarësh protestuan kundër ndërtimit të kësaj xhamie, një protestë e tillë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas Thaçi protestat janë vlerat demokratike por nuk duhet të shërbejnë për nxitje të urretjes nderfetare dhe ndëretnike.

Po ashtu, Thaçi ka thënë se është ndier kur bashkë më kreun e komunitetit krishterë dhe presidentin Rugova vendosën gurthemelin e Kadatedres së Prishtinës – dhe po ashtu është ndier krenar kur bashkë me presidenten e atëhershme, Atifete Jahjaga dhe myftiun, Naim Tërnva vunë gurthemelin e Xhamisë së Prishtinës.  /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë.

Kosova është shembulli më i mirë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, shekuj me radhë.

Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern.

Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! HTH