“Thaçi ka në duar pushtet që nuk ia njeh Kushtetua”

Presidenti Thaçi më nuk po do gjendje të jashtëzakonshme. Tha madje se e urren atë. Nga Vetëvendosje kanë një përgjigje përse Thaçi nga diçka të dëshirueshme tash po e konsideron si të urryer gjendjen e jashtëzakonshme.

“Thaçi ka në duar pushtet që nuk ia njeh Kushtetua”

Sipas nënkryetares së Parlamentit të Kosovës, Arbërie Nagavci, presidenti i vendit më nuk po kërkon gjendje të jashtëzakonshme, sepse nuk e ka të nevojshme këtë gjendje për ta kontrolluar qeverinë e Kosovë.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje është e bindur se qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, e kontrollon Thaçi, duke ia mundësuar atij të ketë kompetenca përtej pozicionit kushtetues, njofton Insajderi.

“Tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë̈ e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë̈ dhe madje përtej kësaj, shkruan Nagavci në Facebook, si përgjigje për deklarimin e Thaçit se më nuk është për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Thaçi kishte kërkuar kohë më parë, sa ende qeveria udhëhiqej nga Albin Kurti, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në mënyrë që të menaxhohet më lehtë situata me pandeminë COVID-19.

Por, kjo kërkesë e tij ishte kuptuar dhe interpretuar nga Vetëvendosje veç si tentativë e presidentit për të marrë pushtet më shumë se që i takon.

Kjo për arsye se sipas Kushtetutës së Kosovës, me rastin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme formohet një Këshill emergjentë e të cilin e udhëheqë presidenti i vendit, derisa gjendja t’i kthehet normalitetit.

Kjo kërkesë e Thaçit dhe refuzimi ndaj saj nga ana e qeverisë së atëhershme kishte prevaluar më pas me prishjen e koalicionit qeverisës LVV-LDK, pasi ministri i brendshëm, që vinte nga LDK, Agim Veliu, kishte dal në përkrahje të propozimit të presidentit, çka u konsideruar më vonë gabim që meriton shkarkim të menjëhershëm nga ish-kryeministri Kurti./Insajderi.com