Thaçi ka udhëtuar për në Uashington

Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Uashington, por nga presidenca nuk kanë njoftuar për këtë udhëtim. As vetë Thaçi nuk ka shkuar diçka në rrjetet e tij sociale se përse ka udhëtuar.

Thaçi ka udhëtuar për në Uashington

Pa njoftim paraprak nga vetë ai dhe as nga presidenca e Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Uashington.

Burime të Insajderi-t bëjnë të ditur se Thaçi tashmë veç ka ateruar në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arsyet e qëllimi i vizitës nuk dihen. Rrjedhimisht nuk dihet as nëse ky udhëtim i presidentit është udhëtim zyrtar, apo për çështje private.

Një udhëtim zyrtar Thaçi do të duhej ta kishte me 27 qershor, por për shkak të ngritjes së propozim aktakuzës nga Specialja ai e kishte anuluar takimin.

Presidenti nuk ishte pjesë as e delegacionit kosovar, kur me katër shtator në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua një marrëveshje me Serbinë, në praninë e presidentit, Donald Trump./Insajderi.com