Thaçi kërkon drejtësi të barabartë për krime pa dallim përkatësie  

Thaçi kërkon drejtësi të barabartë për krime pa dallim përkatësie  

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të Prokurorëve të Shtetit ka thënë se është duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovën gjatë dhe pas luftës.

“Ata njerëz që kanë kryer krimet në Izbicë nuk janë larg. Por kërkoj trajtim të barabartë. Edhe për krimet e kryera ndaj serbëve në Kosovë. Unë kërkoj që të punojmë të gjithë dhe mbështetjen do ta keni. Kështu do të fitojë drejtësia, e vërteta dhe do të ndodhë pajtimi ndëretnik në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndër tjerash Thaçi ka shtuar se “të gjitha këto nuk janë popullsitë, por janë vendime dhe është kjo qasje më e drejtë e mundshme. Të jeni të bindur që do ta keni mbështetjen e plotë të shtetit dhe të autoriteteve ndërkombëtare”.

Ai ka shtuar se “drejtësia nuk duhet në asnjë moment të ndikohet nga emocionet e politikës ditore, apo nga përkatësia etnike”.