Thaçi kërkon nga Borellit bashkëpunim me Amerikën për dialogun me Serbinë

Thaçi kërkon nga Borellit bashkëpunim me Amerikën për dialogun me Serbinë

Ka përfunduar takimi në mes të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Para mediave presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se me Borrell kanë diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Ne zhvilluam një bisedë të shkëlqyer për të ardhmen e Kosovës , për të ardhmen Evropiane. Është mesazh i fuqishëm vizita e Borell. Tregon rritjen e interesit të BE’së për rajonin. Vizita është shumë e mirëseardhur. Kosova do të punojë fuqishëm për të qenë pjesë e NATO-së dhe BE’së. Kërkohet përkushtim i të gjitha palëve të involvuara në proces, për vendosjen e paqes në rajon”, ka deklaruar Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se me përfaqsuesin e BE-së kanë diskutuar edhe për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi.

“ Diskutuam edhe për mundësinë e marrëveshjes finale me Serbinë. Z.Borell ka një përvojë në politik bërje. Kam besim qe me ekipin e tij dhe shtetet anëtare, do të punojë për dialog transparent, qe na sjell të ardhme prosperuese. Është e rëndësishme që z. Borell të mbështetet nga të gjitha shtetet. Çelësi i arritjes së marrëveshjes finale është uniteti i BE’së dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pres nga Brukseli dhe Washingtoni një përpjekje të shtuar që kjo të përmbyllet me sukses”, ka deklaruar ai.