Thaçi kërkon të zëvendësojë avokatin Hooper, s’do ta mbrojë në Speciale

Thaçi kërkon të zëvendësojë avokatin Hooper, s’do ta mbrojë në Speciale

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë për të ndërruar avokatin mbrojtës në Gjykatën Speciale.

Ai në vend të avokatit David Hooper, ka kërkuar që ta mbrojë Gregory W. Kehoe.

Në dokumentin e publikuar nga Specialja nuk jepen detaje për kërkesën për largimin e Hooperit.

“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin.  Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument. /Insajderi.com