Thaçi: Pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë, e çliruar dhe e pavarur

Thaçi: Pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë, e çliruar dhe e pavarur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar Shqipërinë, që e sfidoi gjenocidin e shtetit të Serbisë që ushtronte kundër popullatës në Kosovë në fushatat për spastrim etnik.

Presidenti Thaçi në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”, ka falënderuar Shqipërinë që hapi dyert dhe zemrat në ditët e tragjedisë së Kosovës dhe në kulmin e luftës të vitit 1998-1999.

“Kjo është madhështia e Shqipërisë, ky është atdheu me përmasa të pakufishme shpirtërore dhe solidare. Kosova përjetë i është mirënjohëse Shqipërisë. Pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë, e çliruar dhe e pavarur”, tha ai.

“Pavarësisht për kushteve të vështira ekonomike, mungesës së infrastrukturës, Shqipëria strehoi strehoj mbi gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës”, tha ai.