Thaçi: Kosova bashkëndjen me familjet e viktimave të sulmit në Barcelonë

Thaçi: Kosova bashkëndjen me familjet e viktimave të sulmit në Barcelonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.

Në një postim në Facebook, presidenti ka dënuar sulmin duke thënë se “së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë.”

“Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm”, ka shkruar ai.

Në sulmin e mbrëmjës së sotme në Barcëlonë raportohet se kanë vdekur 13 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar./Insajderi.com