
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe synimin për ta njohur Kosovën, njofton Insajderi.
Thaçi bëri të ditur që Kosova do ta mbajë fjalën dhe ambasadën do ta hapë në Jerusalem, siç e kishte diskutuar në takimet e mëhershme në Shtëpinë e Bardhë.
Këtë qëndrim të tij, Thaçi e ka bërë të ditur në rrjetin social në Twitter.
“Unë e mirëpres njoftimin e Kryeministrit izraelit @netanyahu në lidhje me qëllimin e mirëfilltë për të njohur #Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në # Jeruzalem”., shkroi Thaçi në Twitter./Insajderi.com